Cfarë është Mulliri Gourmet?
Mulliri Gourmet është një koncept i ri, i krijuar nga Mulliri Vjetër, i cili sjell për herë të parë në Shqipëri kafet më ekskluzive nga mbarë bota. Vetë kafja është një formë arti dhe Mulliri Gourmet e zotëron atë më së miri, duke garantuar një eksperiencë unike të shijimit të kafes. Me Mulliri Gourmet, kemi ndërtuar vendin ku dashuria dhe përkujdesja ndaj kafes sjell bashku të gjithë fanatikët e saj. Ky simbol në zemër të qytetit të Tiranës është rezultat i viteve pune të palodhur për t'ju siguruar kafen më cilësore çdo herë qe na zgjidhni.
Kafe Speciale Single Origin
Mulliri Gourmet është shtëpia e mbi 15 kafeve speciale Single Origin, ku secila prej tyre ndihet si një udhëtim i shkurtër në vendin e saj të origjines. Ju mirëpresim për të shijuar Kopi Luwak, kafen më të rrallë në botë, dhe shumë kafe të tjera prestigjoze si Jamaica Blue Mountain, Yemen Mocha Matari apo Excelso Cafe de Colombia. Çdo kafe vjen drejt e nga vendi i origjines dhe piqet në kompaninë e kafes Mulliri Vjeter. Kështu, garantohet cilesia më e larte e një kafeje të freskët të sapopjekur në filxhan.
Cocktail Signature
Kerkojmë t'ju kemi sa më prane, dhe jo vetëm për kafen tuaj të mëngjesit. Mulliri Gourmet shndërrohet krejtësisht në një ambient tjeter gjatë mbrëmjes, falë një sërë cocktail-esh dhe pijesh alkoolike të ofruara. Çdo cocktail është rezultat i një miksologjie të kryer nga banakierë profesionistë, ekskluzivisht për Mulliri Gourmet. Është në dorën tuaj të vendosni nëse do ta shijoni atë mes teksturave moderne të drurit pranë banakut apo në atmosferën vibrante të ambientit të jashtëm.
Ushqime & Ëmbëlsira
Një shumëllojshmëri produktesh të kripura dhe të ëmbla përgatiten çdo ditë ne pastiçerinë Mulliri Vjetër, ekskluzivisht për Mulliri Gourmet. Të gjitha të dedikuara për të shoqëruar kafen apo pijen tuaj të preferuar dhe për t’ju siguruar një eksperiencë të jashtëzakonshme në këtë ambient.